Volejbollistja shkodrane Antoneta Molla pas vetem 6 muajsh aktivizimi ne kampionatin e divizionit te dyte te Greqise me ekipin Foinikas Alexandroupolis, ka arritur te siguroje nje tjeter kontrate te re.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se ditet e fundit se volejbollistja 23 vjeçare ka arritur akordin dhe me pas ka firmosur kontraten me ekipin e Superliges qipriote Dikefalos Geriou.
Lajmi behet i ditur per gazeten tone nga menaxheri i saj Dariusz Grzyb i cili sigurisht qe duket i lumtur me kete transferte sepse tashme Molla do te kete mundesine te luaje ne nje kampionat me nivel me te larte se ai ku luante me pare ne Greqi.
Ne nje interviste te dhene pak kohe me pare per “Shkodra Sport” vete Antoneta u shpreh se ne vere ka qene shume prane rikthimit te Vllaznia, por oferta greke i prishi planet e saj. Ne ate interviste po ashtu ajo deklaronte se skuadra greke do te sherbente si trampoline per karrieren e saj dhe ne fakt keshtu ndodhi.
Ajo tashme do te luaje deri ne fund te ketij sezoni me skuadren e Superliges qipriote Dikefalos Geriou ku padyskutim qe shuterja e kombetares shqiptare do te kerkoje te beje nje prezantim sa me te mire.
Gjergj KOLA