Mesditen e sotme ne Nion te Zvicres eshte hedhur shorti i fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League” dhe Vllaznia mesoi emrin e kundershtarit qe eshte pikerisht Vorskla Kharkiv–2 e Ukraines.
Sipas shortit te hedhur, ndeshja e pare do te luhet ne datat 20 ose 21 shtator ne fushen e kesaj te fundit, por dihet qe ne Ukraine per shkak te situates se krijuar atje nga lufta, nuk mund te zhvillohet asnje ndeshje.
Ne kete aspekt, ekipet ukrainase zakonisht i kane luajtur ndeshjet e tyre ne Poloni, por ne kete rast, me shume mundesi te dyja ndeshjet do te zhvillohen ne Shkoder. Lajmi behet i ditur nga menaxheri i ekipit te Vllaznise Oliver Matija i cili ka qene i pranishem sot ne hedhjen e shortit ne Nion.
Ai ka kontaktuar me perfaqesuesit e klubit ukrainas dhe ua ka propozuar nje ide te tille, ide qe ne fakt u ka pelqyer edhe atyre dhe parimisht eshte rene dakord. Mbetet per t’u diskutuar ne ditet ne vijim vetem plotesimi i disa kushteve qe kerkojne stafi i –2 per kushtet e stervitjes ne Shkoder, te akomodimit etj.
Drejtuesit e Vllaznise kane marre persiper t’ua plotesoje keto kushte dhe ne kete menyre me shume te ngjare te dyja ndeshjet e ketij turi te fazes play-off do te zhvillohen ne stadiumin “Loro Boriçi”, fillimisht me 20 ose 21 shtator dhe me pas me 28 ose 29 po te ketij muaji.
Ky padyshim qe eshte nje plus per skuadren e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka per te kerkuar kualifikimin per ne fazen e grupeve, ndonese duhet thene se perballe do te kete nje kundershtar shume te forte i cili ka ne perberje te tij lojtare cilesore. Megjithate shkodranet do ta provojne dhe do te synojne kalimin per here te pare ne fazen e grupeve./SHKODRA-SPORT.COM/