Kete fundjave do te nise kampionati i kategorise se trete dhe ashtu siç eshte bere e ditur tashme, pjesmarres ne te do te jene edhe dy ekipe nga Shkodra, pikerisht KF Shiroka dhe Olimpic Shkodra FC.

Te dy keto ekipe marrin pjese ne grupin A, bashke me gjashte ekipe te tjera dhe nderkohe KF Shiroka e ka bere publike listen e federimit per sezonin e ri futbollistik duke zyrtarizuar emrat e 22 lojtareve qe do te jene ne dispozicion te trajnerit Fatmir Axhani.

ZYRTARE/ KF Shiroka prezanton futbollistët e sezonit 2024-2025

Por nderkohe enigem ka qene deri me sot perberja e ekipit tjeter- Olimpic Shkodra FC. Kjo edhe per faktin se ekipi eshte krijuar vetem pak kohe me pare dhe drejtuesit e tij kane patur ndoshta edhe veshtiresi per te gjetur lojtaret e duhur.

Megjithate gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive ka mesuar edhe 23 prej emrave qe do te jene pjese e ketij ekipi ne kampionat, nderkohe qe drejtuesit kane mundesine te federojne edhe 2 lojtare te tjere, per te plotesuar listen perfundimtare ne prag te startit te ndeshjeve zyrtare.

Keshtu, “Olimpic Shkodra FC’ nis me portierin Meklaid Tetovaj, per te vazhduar me Rigers Sekja, Bruno Pedro, Ahmed Lotfy, Omo Jibren, Luis Hila, Fatbardh Idrizi, Enis Meti, Ibrahim Selim Elboghdadi Mohamed, Erind Bajrami, Ergi Bici, Benard Frroku, Sirgis Hajrullahi, Limon Heshta, Karem Hesham Khalil, Denis Rroshullaku, Luis Aland Yascuaran Quinones, Ronaldo Shytani, Aurelio Ujka, Ermal Çobaj, Beniamin Lloshi, Donaldo Mark dhe Enes Musa. Trajner do te jete Raine Anton Amokrane.

Ne javen e pare te kampionatit, Olimpic Shkodra do te prese ne Shkoder ekipin e Klosit, nderkohe qe KF Shiroka do te luaje nje sfide shume te rendesishme ne transferte ndaj nje tjeter ekipi pretendent siç eshte ai i Partizanit B./www.shkodrasport.com/