Mbremjen e sotme eshte kthyer ne protagonist. Ka shenuar dy gola brenda tre minutash duke barazuar shifrat ne 2-2 dhe duke i dhene nje pike me rendesi Teutes. Madje, ka patur edhe 2-3 momente te tjera dhe mund te kishte shenuar serish.

E kemi fjalen per Matias Lloci. Nje futbollist qe ne fakt u be i njohur ngaqe u stervit per nje periudhe mbi tremujore tek Vllaznia dhe kur pritej qe te firmoste per te, papritur drejtuesit ndryshuan mendje dhe nuk e hodhen kete hap.

Lojtari i lindur ne Belgjike para 23 vitesh, me babane nga Berati dhe nenen belge dhe i rritur tek Akademia e Gent, ka pranuar te jape nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ku ka folur edhe per periudhen te Vllaznia. Per me shume lexoni intervisten e tij:


– Matias, urime per dy golat e sotem ndaj Tiranes…

Faleminderit shume!


– Besoj jeni i lumtur?

Padyshim qe po. Nuk e kisha menduar kurrsesi nje gje te tille por rastisi qe te jem une protagonisti i kesaj ndeshje me dy golat e shenuar. Madje mund te kisha shenuar edhe nje te trete. Megjithate e rendesishme eshte qe per nga menyra si shkuan gjerat, nuk dolem pa pike nga kjo ndeshje dhe per me teper jam i lumtur per ekipin.


– Ne Shkoder ne fakt, jane trishtuar nga forma juaj e sotme dhe shpresin keqardhjen qe nuk firmoset me Vllaznine…

Kam kaluar pak muaj aty dhe une personalisht e pelqen shume ate klub, qyteti dhe njerezit qe e duan shume futbollit. Dhe sigurisht qe ka per te mbetur nje vend ne zemren time per Vllaznine.


– U merzitet kur ju thane se nuk do te firmosnin me ju?

Dua t’u them tifozeve te Vllaznise se nuk ishte vendimi im te largohesha. Qendrova tre muaj aty dhe do kisha dashur te nenshkruaja me Vllaznine. Por ndryshimi i trajnerit dhe i trajnerit bene qe te ndryshojne shume gjera dhe kjo eshte arsyeja qe u largova. Por të gjithë shokëve të skuadrës dhe trajnerëve, të gjithë klubit dhe qytetit, dua t’u them faleminderit!


– Provuat ne fakt te luanit edhe me Kukesin, por edhe atje nuk qendruat. Pse?

Qëndrova disa ditë në Kukës dhe luajta një ndeshje miqësore ku shënova edhe gol. Por në fund ishte vendimi i trajnerit të Kukësit që më largoi, ndonëse presidenti i Kukësit më pëlqeu.


– Dhe perfunduat tek Teuta, ku ishte nje trajner shkodran si Martini qe dha OK…

Po, ishte trajneri Martini që më dha mundësinë të bëhesha pjesë e Teutës. I jam shumë mirënjohës për mundësinë që më dhanë trajneri dhe klubi. Shpresoj që të mund t’ua shpërblej në fushë me paraqitjet e mia.


– Martini thotë se ju duhen ndeshje për të treguar vlerat tuaja më të mira. E vërtetë?

Po e vërtetë. Sot ka qenë ndeshja ime e parë pas një kohe të gjatë pushimi. Është normale që të duhen ndeshje për t’u rikthyer sërish në ritmin e lojës.

– Cilat jane synimet tuaja per te ardhmen?

Të ndihmoj sa më shumë ekipin për të arritur objektivin tonë për sezonin.


– Dhe nje dite mund te kthehesh perseri te Vllaznia?

Kurrë mos thuaj kurrë në futboll dhe në jetë nuk e dimë kurrë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani jam i fokusuar te Teuta dhe do të mundohem të jap gjithçka për këtë klub./SHKODRA-SPORT.COM/