Çdo gjë e ka një çmim në këtë botë, veçanërisht në botën e futbollit. Janë të shumtë lojtarët që, të tunduar nga ofertat marramendëse, kanë vendosur të ndërrojnë fanellë edhe pasi kanë deklaruar se nuk do ta bënin një gjë të tillë. Por duket se kjo gjë nuk vlen për tifozët, të cilët edhe pse nuk fitojnë shuma marramendëse si idhujt e tyre, i qëndrojnë gjithmonë besnikë ngjyrave të ekipit. Kjo është konfirmuar në një eksperiment të bërë në Gjermani.
Dy menaxherë të shtirur janë ulur në një tryezë me tre tifozë të zjarrtë të Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach. Asnjëri nga të tre nuk e dine për çfarë bëhej fjalë deri në momentin që dy “menaxherët” i kanë ofruar atyre të tradhtonin ngjyrat e ekipit në këmbim të 200 mijë eurove. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: