Samuel Nikaj ia ka dalë sërish. Tekniku shkodran ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij, teksa për herë të tretë arrinë ta ngris një ekip nga Liga e Parë në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Nikaj beson se suksesi i Vushtrrisë i takon futbollistëve, të cilët treguan ndeshje fantastike këtë edicion dhe me meritë janë pjesë e Superligës.

“Ishte një mund i madh për të arritur deri këtu. Kemi derdhur shumë njers, kemi bërë shumë sakrifica dhe e meritojmë këtë sukses. Kemi patur një ekip të mirë dhe me sukses kemi kurorëzuar një kampion ku kemi shfaqur ndeshje të mira dhe korrekte”, deklaroi fillimisht Nikaj.

Foto: Samuel Nikaj, kryetrajner i FC Vushtrrisë

“Kur kam ardhur te Vushtrria misionin e vetëm e kam patur inkuadrimin në Superligë. Është hera e tretë që pas Flamurtarit të Prishtinës, Kastriotit të Krujës dhe tani Vushtrrisë që ja dal të inkuadrohem në Superligë.

Në inkuadrimin e Vushtrrisë në Superligë meritë të veçantë kanë edhe tifo grupi “Forca” të cilët na kanë dhënë mbështetje të parezervë, madje lirisht mund të them se ata janë tifozët më të mirë në Kosovë”, deklaroi ai.

Vushtrria dy javë pranë fundit ka festuar rikthimin në elitë, derisa me 63 pikë mbanë vendin e parë në renditje.