Elbasani dhe Tirana janë skuadrat “rekordmene” në Superiore. Si verdheblutë ashtu edhe bardheblutë po vuajnë në këtë sezon, ndërsa kanë arritur numrin e njëjtë të barazimeve.

Në 14 javë të zhvilluara deri më tani të dyja ekipet kanë marrë nga 9 barazime, më shumë se çdo skuadër tjetër në Superiore. Pas tyre vjen Partizani, Dinamo dhe Laçi me nga 6 të tillë.

Por pavarësisht se Elbasani ka numrin e njëjtë të barazimeve, verdheblutë kanë 1 fitore më shumë se Tirana. Pasi në 14 javë kanë siguruar 3 fitore, kundrejt 2 të bardhebluve.

Ndërkohë nga ana tjetër Partizani edhe pse ka 6 barazime ka mundur të sigurojë 7 fitore gjatë këtyre javëve, po aq sa ka edhe Vllaznia. “Demat” kanë 1 humbje, ndërsa shkodranët kanë 3 humbje dhe 4 barazime.