Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Egnatias me shifrat 2-1 duke vazhduar të ndjekë ëndrrën për një vend në “Final Four”.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar mes dy skuadrave, por me Elbasanin që e zgjidhi në minutat e fundit, duke goditur dy herë brenda tre minutash për të shkuar në pushimin e sfidës me avantazh të dyfishtë.

Pritej reagimi i rrogozhinasve por ai mungoi, me ekipin që u zgjua vetëm pas incidentit në stadium ku ra nga tribuna një tifoz i vendasve e që solli ndërprerjen e duelit për disa minuta.

Një penallti e transformuar saktësisht nga Fernando me “Panenka”, ishte shkëndija e vetme e mirëfilltë në minutat e fundit të ndeshjes, që u mbyll me festën e ekipit verdheblu.

EGNATIA-ELBASANI 1-2
83′ (p) Fernando / 43′ Xhoel, 45′ Tsague