Skuadra elbasanase është në përgatitjet e fundit për nisjen e kampionatit të ri. Deri më tani pjesë e saj janë bërë disa lojtarë cilësorë megjithatë duket se ka ende vend për përmirësim.
Pikë delikate mbetet porta dhe për këtë arsye drejtuesit janë hedhur në sulm për të gjetur një portier tjetër. Mësohet se bisedimet kanë nisur me shkodranin Erkan Spahija.
Ky i fundit ka dalë nga Akademia Vllaznia dhe më pas ka luajtur në disa ekipe të tjera, madje edhe në Superligë me Korabin ndërkohë që sezonet e fundit ka qenë pjesë e Kastriotit.
Në ditët në vijim do të mësohet më tepër nëse ai do të bashkohet apo jo me Elbasanin. Gjasat janë që të ndodhë kështu megjithatë të presim.
© shkodrasport.com