Është mbyllur takimi i Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë mes Elbasanit dhe Vllaznisë nuk ka parë fitues.
Të dy ekipet e Superiores luftuan në minutat e fudnit për të marrë gjithçka nga takimi i vakët mes tyre. Nuk kishte shumë raste të prodhuara konkrete si nga verdheblutë ashtu dhe nga kuqeblutë. Në fund pati dhe “gjakra” të tensionuara.
Të dy tekinkët e klubeve bënë disa ndërrime për të ndryshuar disi rrjedhën e ngjarjeve, por supersfida e Kupës u mbyll pa gola dhe në “paqe”. Kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vuloset në Shkodër në sfidën e dytë.
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Daniel Vrapi
FORMACIONET ZYRTARE:
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Ibrahim, Kasa, Musta, Qose, Doukouo, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Sala, Balaj, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Yago. Trajner: Thomas Brdaric