Elbasani do të presë në shtëpi skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të startojë në orën 17:00.
Skuadra e Ivan Gvozdenovic prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë sfidë, ku siç dihet tashmë Kupa në Elbasan është një objektiv shumë i rëndësishëm. Për këtë traneri serb nuk dot ë “kursejë” aspak titullarët.
Do të luajë ndaj shkodranëve me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Lajm i mirë për të është se ka 1 rikthim të rëndësishëm, ku Amarildo Gjoni do të mund te japë kontributin e tij.
Ndërkohë lajm i keq është se do të ketë 2 mungesa. Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Esin Hakajt dhe Arsen Lleshit, të 2 futbollistët janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimet.