Elbasani do të luajë një ndeshje mjaft delikate ditën e nesërme ndaj Vllaznisë. Sfidë kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, takim që do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Verdheblutë kërkojnë mbështetjen e tifozëëve për të arritur drejt fitores. Për këtë klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje.

Çmimet e tyre variojnë nga 200 – 2000 lekë. Tashme mbetet per t’u pare nese tifozet e Vllaznise do te udhetojne kete here drejt Elbasanit per ta mbeshtetur skuadren e tyre.

Kujtojme qe transferta e fazes se pare te kampionatit pat bere buje sepse te dy grupimet e tifozeve, “Vllaznit Ultras” dhe “Tigrat verdheblu” u vendosen ne te njejten tribune duke bere tifo sebashku.