Arbitri lezhjan Eldorian Hamiti dhe Olsid Ferataj nga Patosi jane shpallur si te padeshiruar nga klubi i Tiranes per ndeshjen e neserme ndaj Teutes. Nje gje e tille behet e ditur nga mediat ne kete pragndeshje.
Sipas “Panorama Sport”, te bardheblutë se si lezhjani dhe patosaraku nuk kanë gjykuar mirë ndeshjet e fundit me bardheblutë dhe këta të fundit duan që t’i evitojnë këta arbitra, sidomos në sfidën me Teutën. Për këtë qëllim, klubi Tirana jo zyrtarisht i ka kërkuar FSHF-së që mos dizenjojë një nga dy gjyqtarët për sfidën me durrsakët. Tani gjithçka është në dorë të FSHF-së.
Ndërsa në takimet e fundit, Cjapi ka drejtuar dy herë këtë sfidë, më pas Yzeiraj Alla, Ferataj dhe Hamiti. Në fakt, dyshja ka qenë në derbin e fundit dhe ishte ajo që solli morinë e kartonëve të kuq.
Përsa i përket Hamitit, ky i fundit e ka gjykuar një herë këtë sezon Tiranën, ndërsa katër herë të tjera ekipin e Teutës. Ferataj ka gjykuar dy herë secilën skuadër. Gjithsesi, qëndrimi i bardhebluve lidhet me arbitrimin në tërësi të gjyqtarëve ndaj Tiranës.