Presidenti aktual i Federates Shqiptare te Peshengritjes Elez Gjoza ka marre edhe nje tjeter mandat per te drejtuar kete Federate dhe kjo ka ndodhur nga Shkodra, qytet ku eshte zhvilluar diten e sotme Asambleja Zgjedhore e saj. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ka patur nje diference te madhe votash ne mes tij (15) dhe kandidatures tjeter, Mjeshtrit te Madh te ketij sporti, Asim Belinova i cili ka marre vetem 1 vote.

Duket se gjithçka ka qene nje formalitet sepse nuk mund te jete ndryshe. Belinova qofte edhe per moshen e tij, thjesht ka vene emrin si kandidature por nuk ka pretenduar me shume. Megjithate ai ka fituar votat dhe do te jete pjese e Bordit Drejtues te kesaj Federate per mandatin e ardhshem sebashku me Artur Lagja, Leonard Toska, Arben Qafa, Endri Karina dhe Ilir Topuzi.

Morën pjesë në Asamble, edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli si dhe përfaqësuesi nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani. Duket se gjithçka ka shkuar ashtu si duhet ne kete Asamble dhe nuk ka patur as me te voglin debat, pavaresisht debateve te herepashershme dhe te ashpra qe prodhon ky sport edhe ne media.

Megjithate perderisa vete anetaret e kesaj Federate jane te kenaqur me Gjozen, tashme duhet te presim qe ai dhe ekipi drejtues i shtanges shqiptare ta çojne kete sport ne nivele edhe me te larta./www.shkodrasport.com/