Diten e sotme eshte mesuar se Elian Memçaj nuk do te jete me pjese e Vllaznise sepse sipas drejtueve te ketij ekipi ka qene kerkesa e lojtarit per t’u larguar, qe ka sjelle edhe miratimin e tyre.
Nje largim qe ne fakt ka brenda edhe jo pak enigma, megjithate nga sa mesohet 21 vjeçari shkodran nuk do te largohet nga Shqiperia sepse ka zgjedhur te luaje per nje tjeter skuader te kampionatit tone. Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per ekipin e Teutes.
Memçaj ka rene dakord me presidentin durrsak Gorea i cili te henen ka qene ne Shkoder per te mbyllur çeshtjen e kontrates dhe sebashku jane nisur me pas drejt Durresit, teksa ka patur edhe tarifen e duhur per federimin e tij me Teuten.
Zhvillime te shpejta qe ne fakt kane dobesuar Vllaznine dhe kane forcuar kete te fundit, por tashme ky eshte nje realitet. Ne Shkoder tani i duhet te bejne planet pa kete lojtar i cili ne ndeshjet e deritanishme te kampionatit ne fakt ka mbajtur jo pak peshe ne ekip duke qene edhe pikeshenuesi me i mire i tij./SHKODRA-SPORT.COM/