Në Shkodër padyshim që ka shumë elementë të rinj që spikasin në ekipe dhe
mosha të ndryshme.
Dhe ajo çka është më kryesorja, ato nuk janë vetëm tek Akademia Vllaznia por edhe në ekipet e tjera që ekzistojnë në këtë qytet dhe rrethinat rreth tij.
Jo më kot, në kampionatin e fundit të Ligës Amatore, për grupmoshën U-17 është zgjedhur si sportisti më i mirë një pjestar i “Atletik Klub Shkodra”.
Bëhet fjalë për Elidon Dulin, një mesfushor i cili ka spikatur me paraqitjet e tij gjatë gjithë kampionatit.
Ndonëse në ndeshjen finale nuk luajti për shkak të një dëmtimi, kjo nuk ia zbeh aspak vlerat këtij sportisti që është evidentuar nga të gjithë specialistët.
Ende nuk i ka mbushur 17 vjeç megjithatë në adresë të tij kanë nisur edhe ofertat e para.
Veleçiku i Koplikut tashmë pas ngjitjes në kategorinë e parë, dëshiron ta ketë në rradhët e tij.
Në fakt, Elidon ka ende për t’u rritur nga ana profesionale dhe ajo çfarë spikat tek ai, është dëshira e madhe me të cilën stërvitet.
Ndoshta, madje nganjëherë jashtë mundësive për shkak edhe të disa angazhimeve të tij për të ndihmuar familjen megjithatë, futbolli për të është pasioni i madh dhe një futbollist i tillë duhet mbështetur.
© shkodrasport.com