Trajneri i Brazilit, Tite, i surprizoi të gjithë me deklaratën e tij në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjeve miqësore për muajin shtator.
57-vjeçari zbuloi për mediat se ishte pa gjumë për plot 15 ditë pas eliminimit nga Belgjika në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Tite tregon se ka qëndruar zgjuar për të rishikuar gabimin e Renato Augustos dhe paraqitjen fantastike të portierit Kurutua. Ai gjithashtu foli edhe për Nejmar.
Isha pa gjumë për plot pesëmbëdhjetë ditë, duke qëndruar zgjuar për të rishikuar gabimin e Renato Augustos ose për të parë sërish paraqitjen e pabesueshme të portierit të Belgjikës, Kurtua.
Belgjika meriton të kalojë nëpër gjysmëfinale dhe trajneri i tyre Martinez e pranoi atë, dhe unë jam ende i irrituar nga ajo që ndodh.
Nejmar? Unë mendoj se ai është një lojtar futbolli, i cili vetëm merr duartrokitje për atë që bëri me rimëkëmbjen nga lëndimi. Ai ka punuar shumë për të qenë në dispozicion gjatë Botërorit”, u shpreh Tite veç të tjerave në konferencën për shtyp.