Arsenal u mposht mbrëmjen e së mërkurës me rezultatin 1-0 (i përgjithshëm 3-2) nga Bayern Munich dhe kështu “Topçinjtë” i thanë lamtumirë aventurës në Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjes, foli i dëshpëruar trajneri i klubit anglez, Mikel Arteta.

“Dhoma e zhveshjes është me të vërtetë copë-copë. Jemi të zhgënjyer, nuk gjej fjalët e duhura.

Është koha për të qëndruar pranë lojtarëve dhe t’i mbështesim ata sepse janë ata që na sollën në këtë rrugë”, është shprehur ai./h.ll/abcnews.al