Gjermania ishte surpriza më e madhe e Botërorit të Rusisë, pasi u eliminua që në fazën e grupeve duke i befasuar të gjithë sportdashësit, që e shihni si një nga favoritet kryesore për fitimin e këtij turneu.
Një zhgënjim i madh, sidomos për tifozët dhe futbollistët gjermanë, megjithëse këta të fundit e kanë paksa më të thjeshtë për të larguar shijen e keqe të lënë nga eliminimi i parakohshëm.
Futbollistët gjermanë janë rikthyer në atdheun e tyre dhe janë duke planifikuar pushimet.
Për shumicën e lojtarëve do të ketë 3 javë në dispozicion për të marrë energjitë dhe për të qenë të gatshëm për klubet ku aktivizohen.
Një kohë e cila do të reduktohej ndjeshëm nëse Gjermania do të vazhdonte më tej në turin eliminator. Fundja edhe e keqja, e ka edhe një të mirë… /vipsport/