www.shkodrasport.com
Elis Guri shpallet “Sportisti i vitit” në Bullgari
Mundësi shkodran Elis Guri është shpallur “Sportisti i vitit” në Bullgari duke marrë trofeun më të lartë të sportit bullgar në një ceremoni të zhviluar me këtë rast në Sofje. Guri gjatë vitit 2011 ka fituar medaljen e artë dhe është shpallur Kampion bote në mundje në garat e zhvilluara në Turqi dhe pikërisht ky sukses, i ka dhënë atij avantazhin e madh në krahasim me sportistët e tjerë bullgarë. Ky është një tjetër sukses për këtë sportist të talentuar që vlerësohet mbi gjithë të tjerët në Bullgari në një kohë që në vendin e tij, në Shqipëri, një vit më parë e përjashtuan nga sporti. Ky është ndryshimi i madh mes vendit tonë dhe të tjerëve, që yje të tillë i vlerësojnë në maksimum duke i konsideruar vlera të çmuara të tyre. Vlerësimi i Elsi Gurit si sportisti më i mirë i Bullgarisë për vitin 2011, është treguesi më i mirë për këtë gjë. Ky shtet nuk don t’ia dijë se cila është origjina e këtij sportisti. Për drejtuesit e tij, mjafton që flamuri bullgar të ngrihet lart dhe kaq.