www.shkodrasport.com
Eljaz Ahmeti, nesër nderimi me titullin “Mirënjohja e Qytetit”
Ditën e enjte, datë 2 shkurt, në ora 14.00, në një nga lokalet pranë stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës do të zhvillohet një ceremoni shumë interesante për dhënien e titullit “Mirënjohja e Qytetit” njërës prej figurave më të shquara të sportit të mundjes- pikërisht Eljaz Ahmetit. Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të shkodrës, ata që në mbledhjen e tyre të fundit, kanë marrë vendimin për dhënien e këtij titulli, në respekt të figurës dhe kontributit të tij në sportin e mundjes, fillimisht si sportist, por më së shumti si trajner teksa ka nxjerrë nga duart e tij shumë kampionë të vendit. Në ceremoninë e nesërme pritet të marrin pjesë drejtues të Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin, do jenë drejtues të klubit Vllaznia, të Federatës Shqiptare të Mundjes, ish-sportistë dhe veteranë të mundjes etj. Natyrshëm, respekti për Eljaz Ahmetin nuk do të mungojë sepse ai e meriton këtë gjë.