Elmir Lekaj prej sot ka firosur me KF Arberia te Kosoves dhe ne ditet e para te janarit do te bashkohet me te, duke i dhene kesisoj lamtumiren Vllaznise. Mbrojtesi 20 vjeçar ne nje prononcim te tij per “Shkodra Sport” ka bere te ditur edhe arsyet e ketij divorci.

Por fillimisht, permes nje postimi ne rrjetet sociale, ai ka falenderuar si drejtuesit e Vllaznise ashtu edhe ata te Arberise qe kane besuar tek ai dhe per kete shkruan: “Nga Janari do të jem pjesë e Klubit të Futbollit Arbëria në Superligën e Kosovës.

Dua të falenderoj drejtuesit dhe stafin e Klubit Vllaznia qe pranuan deshiren time te transferohem . Falenderoj drejtuesit e Klubit Arberia per Besimin qe kane ndaj meje dhe do ua shperblej! Falenderoj menaxheret qe bene te mundur transferimin tim”.

Nderkohe, “Shkodra Sport” e ka kontaktuar Lekajn per te mesuar me shume rreth ketij transferimi dhe ai eshte shprehur: “Po, kam firmosur me klubi Arberia ne Kosove. Kontrata ime me te eshte 6 mujore, nderkohe qe ne fund te sezonit, do te jete e drejta ime per te vendour nese do te rinovoj apo jo me te.

Do te vazhdoj te jem pjese e Vllaznise deri me 30 dhjetor, kur luhet edhe ndeshja e fundit e ketij viti dhe ne ditet e para te janarit do te bashkohem me Arberine. Kam rene dakord me drejtuesit e Vllaznise per te me lene te lire dhe shpreosj shume qe kjo eksperience e re te me shkoje ashtu si duhet”.

I pyetur sakaq per arsyet qe e çuan ne kete “divorc” me Vllaznine, mbrojtesi 20 vjeçar Elmir Lekaj do te shprehej: “Une uroj qe Vllaznia ta mbaje vendin e pare deri ne fund sepse e meriton kete gje dhe ishalla arrin objektivat e veta. Por normalisht qe une kam objektivat e mia dhe arsyeja qe kam leviz eshte per te marre minuta dhe ishalla do arrij edhe kombetaren U21 dhe t vazhdoj pastaj hapat e rradhes”.