Dy golat e shënuar nga mesfushori Elmir Lekaj i kanë dhënë fitoren ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia në ndeshjen e rradhës, atë të zhvilluar ndaj Portos sot në Lezhë. Ai është shndërruar në protagonistin kryesor të kësaj ndeshje me lojën dhe mbi të gjitha me golat që ka shënuar.
Vllaznia U-19 me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke qenë sërish në ndjekje të ekipit të Shkëndisë së Tiranës që udhëheq tabelën e renditjes. Ecuria e kuqebluve të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ka patur oshilacionet e veta megjithatë në javët e ardhshme pritet që seria e rezultateve pozitive të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe padyshim që ky ekip do të vazhdojë të ngjitet në renditje derisa të arrijë vendin e parë që është edhe pikësynimi i tij.
© shkodrasport.com