Pak ditë më parë u grumbullua kombëtarja U20 e Shqipërisë dhe trajneri Biturku në mes të tjerëve thirri edhe plot 6 futbollistë të Akademisë Vllaznia. Sipas asaj çfarë është parë në fushën e lojës në ndeshjen miqësore ndaj Besës, nga shkodranët figurën më të mirë e ka bërë portieri Kristi Qarri dhe mbrojtësi Elmir Lekaj.
Ky i fundit madje ka qenë i vetmi i cili ka luajtur të plota 90 minutat e kësaj ndeshje. E ka filluar atë si mbrojtës i djathtë, por pa kaluar shumë minuta është dëmtuar mbrojtësi i majtë dhe trajneri Biturku ka kaluar Lekajn në atë pozicion ku ka luajtur deri në fund të ndeshjes.
Ka fituar thuajse të gjithë duelet me kundërshtarët dhe po ashtu ka ndihmuar shpeshherë edhe skuadrën në sulm. Si rrjedhojë, me siguri që stafi teknik i ekipit tonë kombëtar do ta ketë pjesë të rëndësishme të tij edhe për të ardhmen.
Pas dy ditësh ai mbush 19 vjeç dhe kuptohet që tashmë është thuajse gati për ekipin e parë. Lekaj prej disa vitesh po spikat tek Akademia Vllaznia duke qenë gjithnjë në mes më të mirëve ndërkohë që sivjet mban edhe shiritin e kapitenit të ekipit U19.
Luan me shumë sukses si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në të dy krahët e saj dhe për këtë arsye, mund të jetë i vlefshëm për disa pozitive. Ky futbollist është nën kontratë me klubin shkodran që prej vitit të kaluar dhe pritet vetëm “shpërthimi” i tij.
© shkodrasport.com