Pas Eraldo Dedes dhe Sehar Bushajt, nje tjeter futbollist shkodran firmos ne Kosove. Behet fjale per Elsaid Xhilaj. Dhe te tre sebashku ato do te luajne ne te njejtin ekip, tek KF Rahoveci qe merr pjese ne kampionatin e Liges se Pare.

“Ish-futbollisti i Vllaznisë së Shkodrës, Vëllaznimit, e në edicionin e kaluar ishte te Rilindjes 1974, Eslaid Xhilaj i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit edicionin e ri do ta djersitë fanellën e KF Rahovecit.

Kënaqësi për ne të kemi në radhët tona një futbollist e djalosh si ai. Rrugën e suksesit synojmë ta arrijmë bashkërisht”- shkruhet ne faqen e klubit kosovar per kete perforcim.

Xhilaj eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia, me pas ka luajtur me ekipin Vllaznia U21, nderkohe qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Vllaznimit te Gjakoves.

Ne kete menyre futbolli i Kosoves tashme eshte beri i preferuari per shume futbolliste te kampionatit shqiptar, nder to edhe per ato shkodrane te cilet e shohin ate si nje mundesi te mire per t’u zhvilluar ne karrieren e tyre futbollistike./www.shkodrasport.com/