Për mbrojtësin shkodran të Napolit sot ka qenë një ditë e veçantë. Ai ka mbushur plot 100 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre dhe për këtë arsye, para ndeshjes Napoli-Sassuolo u zhvillua një ceremoni e vogël. Kapiteni i ekipit Hamshik i ka dhuruar atij një fanellë me numrin 100. Për shkodranin janë bërë plot 100 ndeshje me fanellën e Napolit.
Një homazh për kontributin e Hysajt pikërisht përpara tifozëve të zjarrtë napoletanë. Hysaj ka 3 sezone që aktivizohet me ekipin e kaltër ku është një ndër protagonistët kryesorë të ekipit jugor. Sot Hysaj është ulur në stol nga trajneri Sarri për shkak të ndeshjes së mesjavës në Champions
League përballë Manchester City.