Elseid Hysaj ishte një nga të grumbulluarit për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë e me shumë gjasa do të ishte titullar e do të mbante edhe shiritin e kapitenit në krah.

Megjithatë, një dëmtim i pësuar pak ditë më parë në ndeshjen mes Napolit dhe Torinos, e detyroi mbrojtësin shkodran t’i thotë “jo” Kombëtares.

Vendin e tij e zuri mbrojtësi tjetër, Hysen Memolla dhe natyrisht që mungesa e shkodranit është një humbje e madhe për kuqezinjtë duke parë edhe rëndësinë që ai ka në fushë dhe jashtë saj. Megjithëse jo në fushë, mbështetja e Hysajt duket se nuk do të mungojë pasi zv. kapiteni ka zgjedhur ta mbështesë nga afër skuadrën.

Së fundmi, ai së bashku me familjen ka shkuar në Turqi dhe ka përfituar nga ky pushim që të kalojë disa ditë pushimesh në Stamboll. Me shumë mundësi, Hysaj do të jetë nesër në stadium për të ndjekur nga afër skuadrën tonë Kombëtare në testin më të rëndësishëm të eliminatoreve. /VipSport/