Në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Kosoven ditën e nesërme foli edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran u shpreh: “Kundër Kosoves mendoj se është një ndeshje e bukur, për të gjithë do jetë një dëshirë për të fituar e bërë mirë në këtë takim.

Largimi i Sarrit nuk ishte i mirë pasi kam 6 vite me të. Por Napoli ka bërë një goditje të madhe me Ancelottin sepse ai ka fituar shumë kampionate.

Për momentin për të ardhmen time nuk ka asgjë konkrete. Kam luajtur shumë në krahun e majtë, më mirë jam djathtas. Por do luaj aty ku e kërkon trajneri.”