Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe i Napolit, Elseid Hysaj mbrëmjen e sotme ka vendosur t’i japi fund beqarisë.
Ai do të martohet me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, e cila ka qenë edhe Miss-Albania në vitin 2013.
25 vjeçari ka zgjedhur që ceremoninë ta realizojë në kalanë e Rozafës, në Shkodër.
Nga pamjet e kapura nga lart, zbulohet se vendi është arreduar si në përralla me trendafila të bardhë dhe plot drita.
Mund të cilësohet pa frikë si një ceremoni madhështore që ka për tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Pritet që pjesëmarrës të jenë shumë të ftuar VIP nga më të ndryshmit, futbollistë, këngëtarë dhe aktorë të njohur./newsport/