Ditët e fundit futbollisti shkodran i kombëtares shqiptare dhe i Napolit kryesisht ka qenë në epiqendër të merkatos.
Shumë prej lajmeve që vijnë nga Italia, e bëjnë fakt të kryer qëndrimin e tij tek skuadra aktuale.
Të tjerë mendojnë se mbrojtësi i djathtë do të shkojë tek Çelsi.
Por në fakt, shkodrani duket i kërkuar edhe nga…policia shqiptare.
Gjatë këtyre ditëve ai ndodhet me pushime në Shqipëri dhe duke lëvizuar me “Lamborghinin” e tij padyshim që bie në sy.
Nganjëherë duke shkelur edhe rregullat e qarkullimit rrugor siç ka ndodhur sot kur ai po lëvizte nëpër pedonalen e Shkodrës në një orar të palejuar dhe kjo ka bërë që ai të ndalohet nga policia.
Megjithatë duket se ka patur vetëm një këshillim për futbollistin e kombëtares shqiptare dhe të Napolit.
Ditët e pushimit për të po mbarojnë dhe tashmë do t’i duhet të bëhet gati për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.
Se ku, këtë askush nuk mund ta thotë për momentin.
© shkodrasport.com