Ndeshja e fundit e “Ligës së Kombeve”, ajo në mes Shqipërisë dhe Skocisë që do të luhet të shtunën në darkë në stadiumin “Loro Boriçi”, po pritet me interes nga mbarë sportdashësit shqiptarë.
Kuptohet që shanset për t’u kualifikuar janë thuajse zero megjithatë kuqezinjtë tanë do të tentojnë fitoren për t’i bërë një mbyllje të mirë këtyre ndeshjeve.
Por për këtë takim, kombëtarja jonë do të ketë një mungesë të madhe, atë të mbrojtësit shkodran të Napolit- Elseid Hysaj. Kjo ngaqë ai është i skualifikuar me kartona dhe nuk do mundet të jetë në dispozicion të trajnerit Panuçi.
Vetë lojtari ka shprehur keqardhjen që nuk do të luajë këtë ndeshje, për më tepër që ajo zhvillohet në Shkodër, para bashkëqytetarëve të tij.
Megjithatë, Hysaj po bëhet gati për ndeshjen miqësore ndaj Uellsit ku shpreson të japë më të mirën bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Më poshtë po ju sjellim fotot e përgatitjes së Elseid Hysajt ditën e djeshme në Durrës.
© shkodrasport.com