Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale, pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve.
Mbrojtësi kuqezi u akuzua prej tyre se mbante fajin për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.
Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj, teksa nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit, i cili është detyruar që të mbyllë llogaritë personale pas sulmeve ndaj tij.
Hysaj ne fakt edhe para pak ditesh u pyet nga gazetaret ne nje konference shtypi nese krahu i djathte i mbrojtjes ishte pika me e dobet e kombetares shqiptare, por ai u justifikua me faktin qe luan prej 12 vitesh ne Seria A.