Së bashku me trajnerin Reja, në konferencë për shtyp ka dakë edhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj, i cili rikthehet në Kombëtare pas rreth 2 muajsh, për shkak se në ndeshjet e tetorit mungoi, pasi pësoi një dëmtim me ekipin e Napolit.hysaj
Një grup i bashkuar dhe më të fortë?
“Sigurisht jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni dhe ju. Janë të gjithë çuna të rinj dhe me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup të mirë”.
Si ndihesh?
“Unë jam mirë, sepse luajta me Napolin. Mendojmë shumë për Andorrën. Duhet të kalojmë nga sfida e Andorrës, për të arritur rekordin e pikëve. Në ndeshjen e dytë, do të ketë emocione te tjera, pasi është stadium i ri”.
Stadiumi dhe emocioni?
“Do të jetë një emocion ndryshe. Franca ka kampionë bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë. Tifozeria sa më shumë afër të jetë aq më shumë eufori ka dhe na ndihmon”.
Ju bën keq euforia?
“Të gjithë flasin për Francën. Por ne e dimë të gjithë se ndeshje me Andorrën është më e rëndësishme.
Taktika dhe teknika?
“Do të jemi si me Moldavinë, do të sulmojmë dhe do përpiqemi mos të marrim gol. Duhet të jemi të qetë”.