Elseid Hysaj bëhet gati për një sfidë shumë interesante në këtë fundjavë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të luajë me Lacion e tij përballë Sasuolos, ku aktivizohet një tjetër lojtar kuqezi, Nedim Bajrami.
“Do të jetë me siguri një ndeshje e vështirë, vitin e kaluar kemi vuajtur shumë atje. Është ë vështirë të marrësh pikë në fushën e Sasuolos, por e dimë që nëse japim 110% mund t’ia dalim.
Fitoret e fundit na nevojiteshin, na kanë dhënë stimujt dhe qartësi që mund të fitojmë dhe luajmë kundër çdo skuadre. Ata kanë lojtarë të nivelit të lartë përpara, Berardi në krahun tim apo në tjetrin. Duhet të jemi të vëmendshëm ë krahë”, tha Hysaj për mediat.
Kur i kujtuan më pas se ishte lojtari shqiptar me më shumë ndeshje në Serinë A, Hysaj nuk fshehu kënaqësinë e tij. “Është gjithmonë një nder që të vendosësh ndonjë rekord, luaj futboll për këtë arsye. Unë vazhdoj të ec përpara me këtë mentalitet, në fund të karrierës time dua që të jem i kënaqur për atë që kam lënë pas.
A është momenti im më i mirë meqë afron edhe kualifikimi në Europian? Fillimisht shpresoj që më parë të bëjmë disa pikë e sistemojmë gjera dhe pastaj ndoshta në fund të vitit mund të them që mund të ketë qenë viti im më i mirë. Por duhet pritur para se ta them këtë”, theksoi Hysaj.