Një arsye më shumë për të besuar se mbrojtësi i Napolit dhe Kombëtares, Elseid Hysaj, do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm, është se shkodrani aktualisht ndodhet në Londër.
Vetë futbollisti ka postuar një foto nga avioni në profilin e tij në Instagram, ku shkruan: “Londër, Angli”.
Emri i Hysajt është folur shumë së fundi për një kalim të mundshëm te Çelsi, ku po shtohen edhe zërat se ky ekip do të drejtohet nga trajneri Mauricio Sarri, me të cilin mbrojtësi kuqezi është shumë i lidhur.
Ky udhëtim i Hysajt për në Londër nuk duket për pushime, por më shumë për të ardhmen e tij.
Pas pak ditësh mbrojtësi do të grumbullohet me Kombëtaren dhe duket se ka kërkuar ta shfrytëzojë kohën për të qartësuar më shumë të ardhmen e tij.
Me shumë gjasa, Hysajn do ta shohim në Premier League sezonin e ardhshëm, me fanellën e Çelsit. / Vipsport/