Lacio kërkon të rinovohet dhe të kursejë para dhe për këtë motiv Elseid Hysaj shikohet si i sakrifikueshëm në merkaton e verës. Mbrojtësi shqiptar paguhet rreth 2.8 mln euro në vit dhe skuadra romane kërkon ta largojë për të kursyer para.
Gjithashtu Lazio po tenton që të ulë dhe moshën e lojtarëve dhe kjo ka bërë që Hysaj të përfundojë në perëndim të projektit lacial.
Siç nënvizojnë edhe shumë medie italiane në rolin e Hysajt, Lazio është e mbuluar mirë pasi në skuadër ndodhen lojtarë si Marusic, Lazzari, Nuno Tavares dhe Pellegrini. Gjithashtu këtë pozicion e interepretojnë edhe Patric e Gila.