Elseid Hysaj ka qenë gjithmonë i besuari i Sarrit. Ishte ky trajneri që e rriti dhe vazhdoi të kujdesej dhe ta merrte me vete mbrojtësin shkodran, në të gjitha aventurat e tij si trajner. Madje edhe te koha e Chelsea e kërkoi, por transferimi nuk u mbyll me sukses.
Por në kohën e fundit është vënë re se Hysaj nuk po preferohet më nga Sarri. Janë të shumta ndeshjet që mbrojtësi i Shqipërisë nuk e sheh fushën e blertë, ashtu si edhe sot, atje ku Lacio fitoi 1-2 në transfertë me Udinezen.
Hysaj nuk hyri për asnjë minutë në fushë dhe e gjitha kjo situatë mund ta çojë edhe në një largim të mundshëm. Madje kohet e fundit kane filluar te fliten edhe ekipe se ku mund ta vazhdoje ai karrieren, por gjithsesi duhet pritur.
Me shume mundesi ne janar nuk do te kete levizje, por ne vere gjasat jane qe Hysaj te ndryshoje ambjent dhe te kerkoje nje ekip tjeter per ta vazhduar karrieren.