Futbollisti i Napolit, Elseid Hysaj, ka folur përkrah trajnerit Carlo Ancelottit në daljen për shtyp para takimit ndaj Red Bull Salzburgut. Shkodrani nuk po kalon një sezon shumë pozitiv me ekipin e Napolit, pasi ka humbur vendin e liderit me trajnerin italian në krye të stolit.
Në lidhje me punën e tij me teknikun Ancelotti, Hysaj mendon se i ka bërë mirë dhe shmang keqkuptimet. “Për mua ishte një ndryshim i rëndësishëm pasi kisha pasur të njëjtin trajner për 6 vite rresht. Ndonjëherë është mirë që të provosh ndryshime. Mendoj se përmirësohem nga ndeshja në ndeshje”.
Elsi ka vite që kërkon golin e parë në Seria A, por ende nuk e ka gjetur. ““Do të jepja gjithçka për ta shënuar, por nuk po vjen”.
Nisur me kualifikimin për në turin tjetër, mbrojtësi nuk mendon se ekipi duhet të ulë tempin prej fitores 3-0 në ndeshjen e parë. “Nuk besoj se rezultati i ndeshjes së parë na shpërqendron. E dimë që Salcburgu është një skuadër e mirë me lojtarë cilësorë. Do tregohemi të qetë në fushë, por natyrisht me dëshirën për të marrë një rezultat pozitiv”./telesport/