Një tjetër hap fals në kampionat për Napolin e Elseid Hysaj. Nënkamionët e Italisë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola në shtëpi përballë Torinos.
Barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Ançelotit që duket se ka humbur kryesuesit e Juventusit, të cilët e kanë thelluar diferencën në 13 pikë.
Në sfidën e sotme, futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj u aktivizua si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, duke zënë vendin e të dëmtuarit, Mario Rui.
Shkodrani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të, teksa performanca e tij ishte e kënaqshme, duke mos lejuar futbollistët kundërshtarë që të depërtojnë në zonën e Napolit.