Java e 30-te e “Abissnet Superiore” ka dhuruar disa tre barazime dhe dy fitore, por ajo qe ra me shume ne sy ka qene numri shume i ulet i golave te shenuar: Vetem 4. Kjo tregon ndoshta me se miri faktin qe ekipet po mundohen te tregohen te kujdesshem ne fushen e lojes, per te mos u larguar prej saj te mundur.

Menaxheri i njohur i futbollit Elton Marini gjate nje prononcimi ne emisionin “Rubrika Sportive” deri diku fajeson edhe trajneret per menyren si luajne ekipet e tyre dhe sipas tij, barazimet sherbejne edhe si mjet justifikimi para presidenteve.

“Kater gola te shenuar nuk perben as minimumin e asaj qe aplikohet sot ne futbollin e shume prej vendeve te Europes. Por mesa duket ketu vazhdon te mbizoteroje ajo sindroma e shkolles se vjeter te futbollit ku frenat e dores ngrihen shume fort lart.

Kjo mund te jete edhe nje lloj frike qe skuadrat kane per te mos humbur dhe kjo verehet qarte ne te gjitha skuadrat sepse trajneret ne Shqiperi e kane me kollaj te justifikohen me nje barazim 0-0 tek presidenti sesa me nje humbje ku kane luajtur me guxim dhe mire”- eshte shprehur Marini./www.shkodrasport.com/