U mendua se mund te ishte numri 10 “i munguar” i Vllaznise por Elvedin Heriç nuk ka rezultuar i tille. Per kete arsye, drejtuesit kuqeblu kane zgjedhur nje lojtar tjeter per kete pozicion dhe serish nje boshnjak, Zinedin Mustedanagiç.
Por çfare do te ndodhe me Heriç? Kuptohet qe atij ashtu si gjithe te tjereve i duhet te vazhdoje te punoje fort per te kapur nje vend titullari ne formacion.
Konkurrenca tashme eshte shtuar dhe per te nuk do te jete e lehte te binde trajnerin Brdariç. Heriç erdhi per te qene ai mesfushori- organizator dhe ne fakt ka nje vizion loje shume te mire dhe po ashtu edhe pasin e ka te sakte, por keto nuk mjaftojne.
Per kete arsye, drejtuesit kane marre tashme Mustedanagiç. Megjithate kjo nuk do ta pengoje boshnjakun tjeter te tregoje vlerat e tij dhe te binde te gjithe se ai eshte numri 10 i vertete.
Kuptohet qe nuk ka rendesi se kush e mban kete numer ne shpine. E rendesishme eshte se kush do te jete “10”-a e vertete ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/