www.shkodrasport.com
Elvedin Meti dhe Dorian Idrizaj, kampionë të dimrit
Mesditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e kampionatit të sallave të mbyllura. Në fakt, ata janë zhvilluar në pistën e stadiumit “Qemal Stafa” në një ambjent të hapur sepse në Shqipëri mungon pallati i sportit për t’i zhvilluar garat ashtu siç duhet. Sipas informacioneve të para që marrim, atletët shkodranë kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë kampionat. Por figurën më të mirë e kanë bërë dy sportistë. Bëhet fjalë për Elvedin Metin dhe Dorian Idrizajn. I pari ka dalë kampion ën garën e 400 metrave duke zënë vendin e parë në këtë disiplinë sportive. Ndërsa i dyti ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion i dimrit në garët e kërcimit trehapësh. Sigurisht që një meritë në suksesin e këtyre dy atletëve kanë edhe trajnerët e tyre Albert Marashi dhe Vildan Tufi. Edhe sportistët e tjerë kanë bërë një paraqitje të mirë në garat e parë të këtij viti dhe tashmë në bazë të këtyre rezultateve do përzgjidhet edhe elementi që do përbëjë ekipin tonë kombëtare që do përfaqësojë Shqipërinë në garat e Kampionatit Ballkanik që do zhvillohen në Athinë. Me siguri që pjesë e këtij ekipi do jenë edhe disa atletë të Vllaznisë.