
Në rradhët e ekipit kombëtar të atletikës që do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, do të jenë edhe dy sportistë të ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Bajram Muçën dhe Elvedin Metin. Të dy këta sportistë, bashkë edhe me Durjan Idrizajn, janë shpallur kampionë në garat e Kampionatit Individual Dimëror që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë. Por nga këta tre sportistë, vetëm dy prej tyre, kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e kombëtares që do shkojnë në Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura. Ky kampionat do të zhvillohet pas disa ditësh në Stamboll të Turqisë. Vendimi është marrë nga Komisioni Teknik pranë Federatës Shqiptare të Atletikës dhe është miratuar më pas edhe nga kryesia e saj. Bajram Muça është shpallur kampion në garën e 60 metrave me pengesa ndërsa Elvedin Meti kampion në garën e 400 metrave. Në këtë mënyrë, atletët shkodranë edhe njëherë tjetër tregojnë se mbeten pjesë e rëndësishme e ekipeve kombëtare.
www.shkodrasport.com