Ekipet Kombëtare të moshave U-17 dhe U-19, do të nisin këtë javë përgatitjet, tashmë që kanë edhe emra të rinj në stol. Ditën e nesërme, Nevil Dede i U-19-ës dhe Elvin Beqiri i U-17-ës, do të dalin në një konferencë për shtyp, ndërsa më pas do të nisin edhe grumbullimet.
Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në 2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP , kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit. Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra Kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B sëbashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbaxhjani dhe Moldavia. Ndeshjet zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ekipi kombëtar U-19, do të zhvillojë një mini0fazë stërvitore kombinuar edhe me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullimit, në kompleksin Tropikal në Durrës.
NJOFTIMI I FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju njoftojë se nesër, 7 Janar 2019, ditë e hënë, ora 10:00, në ambientet e FSHF do të zhvillohen konferencat për shtyp të trajnerëve të Kombëtareve U-19 dhe U-17, Nevil Dede e Elvin Beqiri, në kuadër të grumbullimeve që U-19 dhe U-17 fillojnë këtë javë.
Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në 2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP , kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit. Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra Kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B sëbashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbaxhjani dhe Moldavia. Ndeshjet zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar.
Kombëtarja U-19 do të zhvillojë një mini-fazë stërvitore të kombinuar me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullimit në kompleksin Tropikal në Durrës.