Blerja e fundit e kuqebluve, pikërisht Elvin Beqiri, me shumë mundësi do të jetë kapiteni i ri i Vllaznisë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit shkodran sipas të cilit, ky lojtar i ka të gjitha karakteristikat për të mbajtur shiritin e kapitenit. Përvoja e tij e madhe me Vllazninë, ekipin kombëtar dhe ekipe të tjera jashtë vendit, autoriteti që gëzon, janë arsye të mjaftueshme për të qenë ai kapiteni i ri.
Deri në fundin e sezonit që sapo u mbyll, shiritin e ka mbajtur Belisha por me shumë mundësi tashmë ai do ndërrojë krah. Do përfundojë tek një nga miqtë e tij më të mirë- elvin Beqiri. Megjithatë kjo gjë mbetet për t’u konfirmuar nga ana e trajnerit Duro në ditët e ardhshme.