Zv/trajneri i ri i Vllaznisë, Elvin Beqiri ka folur për mikrofonat e “RTSH Sport”, ku ka prekur disa tema të rëndësishme që qarkullojnë rreth klubi shkodran.

Në fjalën e tij, Beqiri u shpreh: “E pres me padurim vazhdimin e aventurës time të re. Kur bëhet fjalë për Vllazninë, jam gjithmonë gati të jap më të mirën nga vetja.

Vllaznia është një skuadër ku unë jam rritur e zhvilluar, jo vetëm si futbollist, por dhe si trajner tashmë. Nuk do ta kem aspak të vështirë ambientimin, pasi jam pjesë e këtij klubi për shumë vite. Kam drejtuar dhe moshat dhe nuk jam aspak i huaj.

Objektivi ynë kryesor është të rikthehemi sa më parë në Superiore. Kemi nisur menjëherë nga puna, kemi marrë disa lojtarë në provë që po i shikojmë me kujdes. Do të mundohemi të zgjedhim të duhurit për të plotësuar vendet ku kemi nevojë për përforcime.

Vllaznia do e nisë kampionatin kundër Korabit, me datë 9 shtator ne ndeshjen qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.