Nese ne kombetaren U19 eshte i ftuar nje futbollist nga Akademia Vllaznia, tek kombetarja U17 situata eshte edhe me keq. Asnje futbollist nga kjo Akademi nuk eshte ftuar ne grumbullimin e rradhes ndonese trajner tashme i saj eshte shkodrani Elvin Beqiri.
Ai ka zgjedhur gjithashtu të rinjtë që do jenë pjesë e Shqipërisë U17 në turneun që do të zhvillohet në Turqi. Gjysma e lojtarëve të marrë janë pjesë e klubeve të moshave në vendin tonë.
Ajo qe bie ne sy ne listen e tij eshte mungesa e futbollisteve nga Vllaznia por jane ftuar tre futbolliste te ekipeve private te Shkodres.
Keshtu, eshte ftuar portieri Enis Ujkaj i ekipit “Scutari”, mbrojtesi Marçelino Preka i “KF Shkodra” dhe mbrojtesi tjeter Paulo Pjeshka nga “AAS”.