Vllaznia do të kërkojë fitoren në ndeshjen e rradhës me Teutën që do të luhet të shtunën në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në kampin shkodran ka optimizëm për këtë gjë e kjo shprehet edhe në fjalët e kapitenit Elvin Beqiri në një intervistë të dhënë për gazetën www.shkodrasport.com. Sipas tij, skuadra ka reaguar mirë në ndeshjet e fundit dhe kështu do të luajë edhe në të ardhmen. “Do të kërkojmë fitoren edhe në këtë ndeshje. Skuadra ka entuziasëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi mungesa sërish megjithatë kjo nuk po ndikon sepse ata që po luajnë, po e justifikojnë mjaft mirë”- ka thënë ai. Kuqeblutë kanë zhvilluar lojëra të mira në të gjithë këto takimet e fundit madje kapiteni Beqiri bën të ditur se Vllaznia do të luajë pa kompromis ndaj të gjitha skuadrave deri në fund të kampionatit.”Kemi luajtur fort ndaj çdo kundërshtari dhe kështu do luajmë deri në fund, për të respektuar veten dhe emrin e Vllaznisë. Jemi në pozita komode në renditje megjithatë do luftojmë për të marrë sa më shumë pikë edhe në të ardhshmen dhe për t’i bërë një mbyllje ashtu si duhet kampionatit”- ka thënë kapiteni i kuqebluve.Edhe për ndeshjen e rradhës, skuadra shkodrane do të ketë disa mungesa por kjo nuk pritet të ndikojë në objektivin e saj për të fituar ndaj Teutës.
© shkodrasport.com