Vllaznia- Tirana eshte supersfida e javes se trete te Kategorise Superiore. “Klasikja” e futbollit shqiptar luhet te shtunen ne oren 16:45 ne Shkoder dhe tifozet kuqeblu mezi e presin nje perballje te tille.
Ne lidhje me te eshte prononcuar gjate emisionit “Sport Arena” ne TV Rozafa edhe ish- kapiteni i Vllaznise Elvin Beqiri i cili i ka dhene me shume shanse kuqebluve per ta fituar kete ndeshje.
“Me stabilitetin qe po shohim tek ekipi i Vllaznise, mendoj se ka ajo me shume shanse per ta fituar ndeshjen, por gjithsesi duhet pritur te shohim edhe Tiranen.
Ajo tashme ka nje trajner te ri, besoj se do te kete edhe nje fytyre te re, ndryshe nga javet e tjera. Por ndeshje te tilla si kjo Vllaznia- Tirana jane te paparashikueshme.
Historikisht keto dy ekipe kane nxjerre ndeshje shume te bukura dhe prandaj mendoj se edhe kete here do te jete nje ndeshje e hapur, por ne kompleks, e perseris qe Vllaznia duket me e favorizuar per ta fituar ate”- eshte shprehur Beqiri.
I pyetur se kush mendon se do ta zgjidhe kete ndeshje, individe te veçante apo forca e grupit, ish- mbrojtesi i Vllaznise dhe i kombetares pergjigjet:
“Mendoj se kjo ndeshje nuk do te zgjidhet nga individe te veçante, por nga fryma e grupit dhe menyra si skuadrat do ta menaxhojne ate. Nuk do jene individet qe do ta zgjidhin fatin e ketij takimi, por menaxhimi i mire i lojes”.
Nje fitore e mundshme e Vllaznise ne kete ndeshje do te thote shume gjera. Te pakten ne opinionin sportiv konsiderohet nje trepikesh me shume vlere.
Elvin Beqiri duk folur ne lidhje me kete çeshtje, do te shtonte: “Ndoshta fitorja e kesaj ndeshje per Vllaznine do te jete nje tulle me shume ne realizmin e objektivit qe ajo ka. Por besoj se duhet ende kohe per te percaktuar se deri ku mund te shkoje kjo skuader.
Edhe ne rast fitoreje te Vllaznise do te jete heret per te thene se ku do te shkoje kjo skuader ne fund te sezonit. Te mos harrojme se kjo eshte vetem ndeshja e trete e kampionatit”./SHKODRA-SPORT.COM/