Elvin Beqiri, një nga lojtarët më me ekperincë në gjirin e ekipit të Vllaznisë, është I kënaqur me atë që po tregon ekipi në këtë fazë të dytë. Për mendimin e kapitenit në fazën e parë të këtij sezoni, prej kësaj Vllaznie deri tani është marrë vetëm maksimumi. Vllaznia në fazën e dytë ka po atë kontigjent që ka mbyllur edhe fazën e parë të saj, madje prej saj janë larguar dy lojtarë titullarë si Osmani e Hysa teksa afrimi I vetëm ka qënë ai I shkodranit Antonio Marku.
Megjithatë rezultatet e kësaj faze të dytë tregojnë për një Vllazni ndryshe, një Vllazni më me grintë dhe dëshirë nga takimi në takim. “Mendimi im është se prej kësaj Vllaznia po merret maksimumi. Tekniku Bushati ka ditur të futë një tjetër frymë në ekipin tonë dhe për më tepër ka ditur të injektojë një besim që ne na ka munguar në pjesën e parë të sezonit. Unë mendoj se të hgjithë lojtarët që janë aktivuizuar në këto takime kanë arritur të tregojnë maksimumin e tyre. Kjo është deritani ndryshimi I madh që ka në këtë skuadër. Dëshira dhe besimi mendoj se kanë sjellë edhe këtë ndryshim që ekiopi ynë ka patur në këtë pjesë të seoznit. Të gjithë sëbashku kanë bërë deritani maksimumion dhe kam mendimin se do të bëjnë maksmumin deri në takimin e fundit për të shpresuar tek arritja e atij objektivi”, -thotë Beqiri
A ardhmja
Arritja e vendit të katërt është ende në lojë për ekipin e Vllaznisë. Megjithatë shkodranët ndryshe nga dy javë më parë nuk duket se janë aq optimist për të ardhmen. Për ta të qenurit në katër më të mirat nuk do të jetë aq e lehtë. Megjithatë beqiri ashtu si shokët e tij vijojnë të besiojnë. Megjithatë kapiteni ka një besim më të madh për krijimin e një Vllaznie kompetitive për sezonin e ardhshëm. “ Ne do të vazhdojmë të mendojmë dhe punojmë për të qenë në katër më të mirat e vendit. Megjithatë edhe nëse nuk do të arrihet një gjë e tillë mund të them se e rëndëshishme është që tek Vllaznia po përgatitet një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm. Mund të them se tek Vllznia po krijhet grupi dhe nëse do të shtohen edhe ndonjë afrim cilësorë mund të them pa asnjë mëdyshje që do të jemi një skuadër konkurente deri në fund”, -vijon mbrojtësi
Shkumbini
Shkumbini do të jetë ndalesa e radhës për Vllazninë. Në një takim të tillë shkodranët do të udhëtojnë me synimin e vetëm për të marrë tre pikët e radhës, por që në një fushë të tillë nuk e kanë patur asnjëherë të lehtë. “Ne kemi objektiva të qarta në këtë takim për të marrë tre pikët e radhës. Nuk ka asnjë përballje ët lehtë për ne pavarësisht gjendjes në të cilën gjendet e ekipi io Shkumbinit. Ne na duhen pikët për të mbajtur rritmin, teksa shkumbini të besoj deri në fund për një vend në mes ekipeve që do të jenë pjesë e supërligës. Nuk e mendoj kurrsesi një përbal;lje të lehtë. Ne do të udëhtojmë vetëm për një rezultat që është fitorja”,-ka përfunduar, mbrojtësi veteran I kuqebluve, Elvin Beqiri.
Admir URUÇI